MPJ: Ka mjaftë fletë udhëtimi në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore, dhënia është falas

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme pasdite informoi se në periudhën e kaluar ka riorganizuar tërësisht rrjetin e saj diplomatik-konsullor në botë, me qëllim t’i shërbejmë në mënyrë efikase shtetasve tanë që ndodhen jashtë vendit.

“Njëherit, ju njoftojmë se deri më tani asnjë nga shtetasit tanë nuk ka raportuar në Ministri, as në përfaqësitë diplomatike-konsullore, probleme gjatë udhëtimit me dokumente udhëtimi dhe as me ndonjë lloj dokumenti tjetër me Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Lidhur me dokumentet e udhëtimit, njofton MPJ, me të cilat qytetarët tanë mund të kthehen pa problem në vend, thuhet se përfaqësitë diplomatike-konsullore furnizohen rregullisht me sasi të reja të formularëve përkatës dhe nuk ka ndërprerje në dhënien e tyre.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim me të cilin përfaqësitë tona diplomatike-konsullore do të fillojnë me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit pa pagesë konsullore. Gjithashtu, është lehtësuar dorëzimi i dokumentit të udhëtimit dhe do të mund të bëhet me postë të shpejtë”, informon MPJ.

MARKETING



You may also like