MPJ-ja ta pyesë Zvicrën pse e mbajti të fshehtë informatën për kërcënimin e Martyt

by admin
Spread the love

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shtetësisë së Kosovës, e jo kundër individëve që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Kjo gjykatë nuk është kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, kjo gjykatë është kundër shtetësisë së Kosovës me metodat që i ka përdorur Serbia”, ka thënë Ibrahimi në Rubikon.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që t’i lëkundë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Synimi i Serbisë ka qenë që t’i lëkundë themelet e UÇK-së, sepse nëse e lexoni aktakuzën nuk është aktakuzë ndaj individëve por ndaj organizatës”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv

Ibrahimi tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të kërkonte informacione nga Zvicra se pse është mbajtur i fshehur kërcënimi që ka marrë Dick Marty nga Shërbimi i Intelegjencës i Serbisë.

“A e ka ditur AKI-ja këtë informatë? Tani është moment që Ministria e Jashtme t’i kërkojë shtetit zviceran pse kjo informatë është mbajtur e fshehur, nëse veç është mbajtur e fshehur… Pres që shteti i Kosovës të aktivizohet në mënyrë urgjente për të marrë vesh çka ka ndodhur për këta 16 muaj”, vazhdoi ai.

You may also like