MPB – në Koçanë, alarmi i rremë! – Shqip

by admin
Spread the love

NË SERBI AKSION I MADH POLICOR KUNDËR DENONCIMEVE PËR “BOMBA”

Ministria e Brendshme ka njoftuar se në funksion janë protokollet për kontrollin dhe sigurinë nëpër shkolla dhe menjëherë ndërmerren masa adekuate nëse ka denoncime për vendosje të mjeteve shpërthyese.

Një reagim I këtillë I MPB-së vjen, siç njofton Klan M pas riaktivizimit të denoncimeve për vendosjen e “bombave” nëpër shkolla. Denoncimi kishte mbërritur në adresën elektronike të pushtetit lokal në qytetin e Koçanës.

Pas masave të ndërmarrë dhe kontrollit në terren MPB-ja ka konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme, kurse u bën thirrje prindërve që të mos shqetësohen pasi shkollat janë të sigurta dhe janë të obliguar që të ndjekin dhe implementojnë masat e Qeverisë.

Ndërkohë, në Serbi, në suaza të operacionit policor për shkak të denoncimeve për bomba, janë arrestuar tre persona në Serbi dhe një 15-vjecar në Republikën Çeke. Gjatë aksionit është gjetur një sasi e madhe e IT pajisjeve.

Autoritetet serbe thonë se në dhjetëra adresa elektronike nëpër institucione të arsimit kanë mbërritur 80 denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Ndërkohë, MPB-ja ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, policia e rajonit Qendër dhe Bit Pazar në Shkup, ka gjetur dy vajzat e mitura, një 15-vjecare dhe një 14-vjecare, nga rajoni I Strugës, që ishin denoncuar nga prindërit e tyre se janë larguar nga shtëpia.  /KlanMacedonia/

You may also like