MPB: Kontrollet në tre shkolla të mesme treguan se alarmi për bomba ka qenë i rremë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme informoi se deri tani në tre shkolla kanë përfunduar kontrollet dhe u konfirmua se alarmet për bombë të vendosura janë të rreme, ndërsa kontrollet në shkollat tjera janë në vijim dhe pas përfundimit të tyre, në mënyrë adekuate do të informojnë.

Nëntë shkolla edhe sot kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur.

Menjëherë pas denoncimit, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evaukim të sigurtë të shkollave.

Në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmrrem masa për zbardhjen e rastit.

Dje, po ashtu, përmes meilit, tetë shkolla të Shkupit kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Pas kontrolleve të bëra, u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

 


You may also like