MPB: Kallëzim penal për shpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare

by admin
Spread the love

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale në MPB, në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër nëpunësit policor M.A., komandant i Njësisë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Vinicë pranë NJPB Vinicë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtarer” nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal.
I raportuari më 31.08.2022, në cilësinë e personit të autorizuar, ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij dhe nuk ka lejuar që shoferit të autobusit të personit juridik nga Koçani t’i përpilohet urdhërpagesë për kundërvajtje për kryerjen e kundërvajtjes në komunikacion nga neni 42, paragrafi 1 dhe 3 i Ligjit për automjete, konstatuar në një stacion për kontroll teknik, në shumë prej 400 euro në denarë, me të cilën shumë pasi nuk është paguar, është dëmtuar buxheti i RMV-së. Gjithashtu, i raportuari nuk ka lejuar marrjen e masave për kundërvajtje të kryer në komunikacion ndaj personit përgjegjës në personin juridik.
Nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ndaj M.A. do të bëhet propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si dhe largimin e tij nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like