MPB: Arrestohen dy plaçkitës të kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale

by admin
Spread the love




Sot (14.01.2022) në ora 05:20 minuta në aksion të përbashkët të nëpunësve policorë të pikës policore të aksionit operativ ”Refleksi”, moto patrulla e Njësisë Policore Petrovec dhe nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në rajonin e f. Katllanovë nga liria i kanë privuar M.M. (22) dhe K.R. (25) të dy nga Shkupi. Ata, njëzet minuta më herët, në pikën e karburantit në rrugën lokale f. ‘Rzhnicë-f. Katllanovë me anë të kërcënimit me thikë nga i punësuari kanë marrë një çantë me mjete në të holla nga qarkullimi ditor. Te personat janë gjetur dhe sekuestruar mjetet në të holla dhe thika e cila është shfrytëzuar gjatë kryerjes së veprës penale. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.


You may also like