MPB: 236 shoferë të gjobitur në Shkup, 74 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

SPB Shkup edhe dje (29.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 74 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 për vozitje mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 24 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

 

MARKETING




You may also like