MPB: 176 gjoba në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love




Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 176 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 46 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosrespektim përparësinë për kalim.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë dhe 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.


You may also like