Mozzik ironizon me të dashurin e ri të Loredanës

by admin
Spread the love

Para disa ditësh, reperja e njohur Loredana Zefi bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi.

Që nga ai moment, si reperja ashtu edhe partneri i saj kanë publikuar momente që kanë kaluar dhe po kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas kësaj, ish-parteri i Loredanës, reperi Mozzik përmes një postimi në Instagram ka reaguar duke ironizuar me të dashurin e saj.

Mozzik ka postuar sot një foto ku shfaqet me bluzen e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit. Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan thjesht:

“Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.

You may also like