Moviola e Fiorentina-Inter/ Bastoni-Ranieri, mungon një penallti për vendasit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në 90 minutat e “Artemio Franchi”-t pati jo pak. Si fillim goli i Lauatros hasi në protestat e vendësve, pas kontaktit të argjentinasit në zonë me Parizin, por shtytja u konsiderua reciproke dhe kryesori Aurelioano dhe VAR-i e konsideruan të rregullt.

Episodi më i diskutuar ngelet ai i minutës së 35- të, kur Bastoni shkaktoi faull ndaj Ranierit. Ish-arbitri Luka Mareli në moviolën e tij për “Dazn” analizoi momentin: “Ranieri u mbajt mjaft qartë nga Bastoni, fillimisht u bë një shtytje, më pas ai e përqafon dhe e rrëzon në tokë. Për mendimin tim janë të gjithë elementët që çojnë në një penallti”. (VIDEO) + (VIDEO)

Një tjetër episod që shënjoi ndeshjen ishte ai i minutës së 76-të, kur Zomer godet Nzolan në fytyrë dhe arbitri, pas thirrjes nga VAR-i dhe rishikimit akordon 11-metërshin, i cili shpërdorohet më pas nga Niko Gonzalez.

PANORAMASPORT.AL

You may also like