Mourinho sulmon Abraham: Ka folur shumë pas ndeshjes, por luajti shumë keq

by admin
Spread the love

Roma mori një pikë në Torino falë barazimit 1-1 ndaj Juventusit, me anglezin Tammy Abraham që iu përgjigj golit spektakolar të Dusan Vlahoviç që në startin e sfidës.

Megjithatë portugezi Jose Mourinho nuk ishte plotësisht i kënaqur me të tijtë dhe nuk i kurseu kritikat, sidomos për autorin e golit, Tammy Abraham.

“E pashë Abraham të fliste shumë me ju gazetarët pas ndeshjes, por përtej golit, loja e tij ishte shumë e keqe sot dhe duhet të mendojë më shumë për fushën. Dybala bëri shumë mirë, pasi është një pikë referimi për ne, ashtu si Cristante, që lëvizi mirë për t’i krijuar hapësira. Megjithatë jam i zhgënjyer për mënyrën si e nisëm ndeshjen, pas në pjesën e parë ishim me fat që pësuam vetëm një gol”, th Mourinho.


Top Channel

You may also like