Mourinho refuzon Portugalinë, por lë një derë hapur për të ardhmen

by admin
Spread the love

Roma mund të qëndrojë e qetë. Jose Mourinho nuk ka asnjë dëshirë dhe qëllim që të largohet nga Serie A për të pranuar ofertën e Portugalisë për të qenë trajner i kombëtares. Por kjo nuk është një derë e mbyllur përfundimisht, por një sinjal që marrëveshja duhet të presë të paktën deri në fundin e këtij sezoni ku Special One është i fokusuar 100% për të arritur objektivat me kryeqytetasit. Kontrata e tij me ekipin roman përfundon në vitin 2024, ndërsa drejtuesit nuk kanë ndërmend që ta lënë të angazhohet si te Portugalia ashtu edhe në ekip.

Ai ka rrogë 8 milionë euro neto në sezon dhe në rast të një largimi, Fridkin nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet pa marrë një dëmshpërblim nga federata portugeze.

Në të shkuarën Mourinho ka thënë gjithmonë se nuk i intereson të marrë detyrën e trajnerit të Portugalisë tani shpejt, por që në të ardhmen mund të ndodhë. Dhe e ardhmja lidhet me fundin e sezonit. Gjithçka varet edhe nga fakti se sa federata portugeze do të vendosë të bëjë një investim serioz për 4 sezone. / Oversport.tv

You may also like