Mourinho: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, Zaniolo do të aktivizohet

by admin
Spread the love

Roma do të përballet ditën e nesërme ndaj HJK në kuadër të ndeshjes së dytë të Europa League. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.

“Ata janë një ekip i mirë, shumë i organizuar. Kjo do të thotë se trajneri i tyre është i mirë. Të gjithë thonë se do të jetë e lehtë, por nuk mendoj kështu, niveli i ekipeve të Europës Veriore është përmirësuar shumë.”

Mourinho ka mundësi që në këtë sfidë të mbështete edhe te Nicolo Zaniolo. “Do të luajë. Nuk e di nëse do të ketë nëntëdhjetë minuta por e di që do të jetë në një nivel të lartë. Ai donte të kthehej sa më shpejt të mundej nga dëmtimi, dhe para se të lëndohej ai luante shumë mirë”. /oversport.tv

You may also like