Mourinho: Ndeshja më e mirë për qetësinë dhe rezultatin, Dybala është talent që luan me dhe për skuadrën

by admin
Spread the love

Jose Mourinho i gëzohet fitores që Roma e tij arriti përballë Monzës dhe shijon momentin që ndodhet i vetëm në krye të Serie A. Tekniku portugez dha edhe përshtypjet e tij pas ndeshjes.

“Dybala? Vitin e kaluar kundër Juves në Olimpico, kur u zëvendësua i thashë se është shumë i mirë. Sot më ka thënë të njëjtën gjë dhe qeshëm. Ndonjëherë është talenti që e ndihmon një skuadër, por është i izoluar nga skuadra. Në këtë rast Paulo është me ne. Është një talent i madh dhe loz me dhe për skuadrën.”

“Sfida? Kjo ka qenë ndeshja më e mirë për qetësinë dhe rezultatin, por ka qenë një sfidë më e vështirë nga ajo që tregon rezultati. Në pjesën e parë kanë pasur më shumë kontroll topi, një skuadër interesante që me siguri do të marrë pikë.

Ne ndryshuam mënyrën e të bërit presion dhe ata u vendosën në vështirësi. Më pas me pak më shumë hapësira dhe eksperiencë mund të kishim shënuar edhe më shumë. Luajtëm mirë.” /oversport.tv

You may also like