Mourinho: Kushtet e fushës janë të mjerueshme, nuk e kuptoj si luajnë këtu

by admin
Spread the love

Roma do të përballet me Vitessen në Conference League, ndërsa për të komentuar këtë takim ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Jose Mourinho. Ai e nisi konferencën me një kritikë për fushën ku do të luajnë.

“Çdo detaj është i rëndësishëm. Grupi është i kompletuar dhe mungon vetëm Spinazzola. Fusha nuk është fushë futbolli. Kam mbi 20 vjet që vij këtu dhe fushat kanë qenë gjithmonë të bukura. Unë nuk e kuptoj se si mund të luhet këtu ”

LOJTARËT- “Unë fokusohem te të gjithë ata që punojnë mirë. Ajo që shikojmë nga brenda është se ata janë të gjithë në formë të shkëlqyer. Ndeshja e fundit është një nga të paktat ku kemi pasur pesë ndryshime dhe për herë të parë kemi pasur një stol cilësor. Sot ne kemi një skuadër të fortë, të bashkuar.

Objektivat janë të qarta. Kemi kampionatin dhe Conferencë League. E dimë që çdo ndeshje është vendimtare. Tani për tani jam i kënaqur me lojtarët, nuk do të ketë rotacion. Duam të luajmë me një ekip dhe me një stol të fortë”.

FUTBOLLI HOLANDEZ- “Nëse do të flisnim për futbollin holandez, do të duhej të qëndronim për orë të tëra. Unë e kam filluar futbollin me një trajner të madh, jam mirënjohës për këtë. Futbolli holandez është më pak sulmues se dikur, është më i menduar. Ndoshta mund të jetë për shkak të kushteve të fushës, ato janë të mjerueshme”. /oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook

You may also like