Mourinho: Fitore e ardhur nga stoli. Champions? Juve është shumë e fortë

by admin
Spread the love

Trajneri i Romës, José Mourinho ka folur për DAZN pas fitores përballë Salernitanës: “Ishim të lodhur, nuk është e lehtë të luash të enjten dhe të dielën. Gasperini ka të drejtë kur thotë të njëjtën gjë, sepse nuk është e lehtë kur luan në transfertë dhe duhet të udhëtosh.

E ndryshuam ndeshjen falë lojtarëve të stolit, në pjesën e dytë ndrrimet i dhanë energji skuadrës. Salernitana dha gjithçka kishte, për ata është e vështirë që të mbrohen me atë intensitet për të gjithë ndeshjen.

Mendoj se e merituam, donim të fitonim deri në fund, por ata na e bënë ndeshjen shumë të vështirë. Kanë të drejtë për atë që ndodhi në fund, për këtë arsye kërkoj falje për ndonjë fjalë jo shumë të bukur që më shpëtoi”.

“Lojtarët duhet të ndjejnë më shumë përgjegjësi ndaj tifozëve tanë. Është diçka fantastike. Nuk po luajmë për titullin, është e pabesueshme.

Beson te Champions? Jo Juventusi është shumë e fortë për të humbur vendin e katërt. Ka një tjetër kampionat mes vendit të pestë dhe atij të tetë, siç po e tregojnë edhe Lazio e Fiorentina”, ka thënë Mourinho. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like