Mourinho: E tepërt kjo që i ndodh Romës, ia heqin pikët ulur në karrige

by admin
Spread the love

Jose Mourinho nuk është përmbajtur pas humbjes së pësuar kundër Fiorentinës. “Special One” e pranon se vendasit e merituan fitoren, por nuk mund të pajtohet me vendimet e arbitrave dhe sidomos të atyre që janë në VAR.

Penalltia e dhënë për faull të Karsdorp në dëm të Nico Gonzales ka hapur polemika dhe specialistët në Itali mendojnë se kishte shumë pak kontakt, sa për t’u kontrolluar në VAR si rast. Mourinho për DAZN deklaroi pas ndeshjes:

“Ne kemi pritur për një shpjegim për një kohë të gjatë dhe nuk kemi asnjë shpjegim. Ka një shpjegim të dyfishtë këtë herë. Pas ndeshjes së të enjtes sigurisht që na mungonte energjia fizike dhe mendore, krahasuar me një skuadër që kishte gjithë javën për t’u përgatitur.

Por unë dua të dëgjoj shpjegimin nga z. Banti i Livornos, i cili nuk është shumë larg nga këtu. I kam parë pamjet dhe është një prekje, jo faull. Arbitri ishte afër dhe nuk dha penallti. Në dhomën e VAR z. Banti ndërhyri”.

“Përveç penalltisë, Fiorentina ishte më e fortë, luajti me ritëm ndryshe dhe e përqendruar, ndaj e meritonte fitoren. Problemi është se nuk po flasim vetëm për këto tre pikë, por për shumë episode për të cilat nuk kemi një shpjegim.

Pse VAR thirri një arbitër si Guida, i cili ishte 10 metra larg dhe e pa mirë që nuk ishte penallti? Pse? Këto janë shpjegimet që duam dhe nuk i kemi. E vërtetë që jemi në një finale, por nga ana tjetër kemi edhe një kampionat për luajtur. Ajo që vazhdon të ndodhë me këtë ekip është thjesht e tepërt”.

“Ne e dimë se kemi respektin e tifozëve të Romës, por duam respekt edhe nga Bantis-it e kësaj bote, të cilët ulen në karriget e tyre të rehatshme dhe i kanë hequr shumë, shumë pikët këtij ekipi”, përfundoi Mourinho deklaratën e tij. / oversport.tv

You may also like