Mourinho: Dua Romën që fiton në derbi! Zeman? I përgjigjem Capellos, jo atij

by admin
Spread the love

Roma-Lazio, në orën 18:00, do të jetë supersfida e ditës së nesërme në Serie A dhe do të transmetohet si zakonisht në Oversport për Shqipërinë e Kosovës. Në prag të kësaj ndeshjeje ka dala para mediave trajneri Jose Mourinho, i cili foli për ekipin e tij, “ngacmoi” Zdenek Zeman dhe theksoi se nesër në fushë do një ekip që fiton dhe vetëm kaq.

-Sa emocionues është ky derbi për ju?
-Është një derbi, nuk është një ndeshje si të tjerat. Gjithmonë derbi ka diçka më shumë. Kam luajtur shumë ndeshje të tilla, por emocionet janë diçka me të cilën jam mësuar.

-Si është Pellegrini?
-Të gjithë janë rikuperuar. Vetëm Spinazzola nuk është, të tjerët janë gati. Nuk ka asnjë blof, nesër Lorenco do të luajë.

-Ky derbi mund të jetë special.
-Ambienti do të jetë më i bukur. Ata luajtën me dyer të mbyllura dhe nuk ishte derbi i tifozëve, pasi ata ishin në shtëpi. Tani është kthyer pothuajse në normalitet. Derbi pa tifozë nuk është derbi.

-Zeman tha se Lazio është favorite dhe se Roma e Mourinho ka zhgënjyer deri më sot. Cili është komenti juaj?
-Nuk e prisni komentin tim. Nuk i shkon një trajneri me 25 tituj t’i përgjigjet një trajneri që ka dy Serie B. Capellos mund t’i përgjigjem, por Zemanit, të lutem…

-Cili është derbi më pasionant që keni përjetuar?
-Të gjitha. Kam qenë në Benfica-Sporting si trajner i Benfica dhe në Benfica-Porto si trajner i Portos. Derbi është gjithmonë derbi. Duhet ta vini veten në vend të të tjerëve. E kush janë të tjerët? Tifozët. Në këtë sens nuk mund të vendos kurrë derbin më emocionues për mua. Tani luaj për Romën dhe tifozët e saj. Kjo është më e rëndësishmja.

-Nëse do ktheheshit pas në kohë, a do ta mbanit Pedron?
-Nuk dua ta tregoj historinë. Nëse dikush do ta tregojë, ai është Tiago Pinto. Nëse ai ka shënuar 9 gola për Lazion, kjo është diçka e mirë për të dhe ekipin e tij.

-A ka diçka që ju ka “goditur” në Romë?
-Gjëja e parë që më goditi është përzemërsia e njerëzve pata se të mbërrija këtu. Zakonisht kur shkon në një klub e fiton dashurinë. Në këtë rast ndodhi edhe para se të arrija. Njerëzit këtu kanë një zemër të veçantë për të dhënë dashuri pa marrë asgjë në këmbim.

-Çfarë Rome dëshironi të shikoni nesër?
-Roma që më pëlqen më shumë është ajo që fiton dhe nesër dua një ekip që fiton. / oversport.tv

You may also like