Moti merr sot kthesën e madhe, zbuloni se si do të jetë koha në vend

by admin
Spread the love

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin tonë. Por  parashikohet që pas orëve të pasdites të kemi përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu Europa Jugore, KU parashikohet që shirat herë pas here të jenë të shoqëruara me mini stuhi ere. Po_ashtu me vranësira të shumta dhe reshje në formë dëbore do të paraqitet Lindje e kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Qëndrore  do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në territorin e Kosovës, KU parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar reshje të pakta në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV edhe gjatë të martës mbetet në ndikimin e vlerave të ulëta barik të cilat do të sjellin vranësira të shumta në të gjithë vendin. Ku  parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë mesditës duke sjell reshje të  pakta shiu.

The post Moti merr sot kthesën e madhe, zbuloni se si do të jetë koha në vend appeared first on Lajme.al.

You may also like