Moti i lig: Rajonet e goditura bëjnë bilancin e dëmeve!

by admin
Spread the love

NË BEROVË 62 L/M2, KUMANOVË 39 L/M2, OHËR 33 L/M2

Vranësira jostabile me karakter stacionar gjatë ditës janë shënuar në rajonin e Maleshevisë dhe malet e Osogovës që përcillen me zbrazje elektrike dhe rreshje të rrëmbyeshme shiut – thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton KlanM.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, thonë se, gjatë ditës së djeshme sasi më të mëdha shiu janë shënuar në Berovë – 62 litra në metër katrorë, në Kumanovë – 39 litra, kurse në Ohër 33 litra në metër katrorë.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat – Kumanovë, sic percjell KlanM, ka njoftuar se pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu Kumanovën dhe për shkak të pamundësisë së kanalizimi atmosferik t`i pranojë sasitë e mëdha të ujit, janë përmbytur disa shtëpi.

Njësitë e Zjarrfikësve të Kumanovës kanë dalë në terren për të thithur ujin në fshatin Çerkez dhe ekipe tjera të ujësjellësit nëpër disa lagje të Kumanovës ku janë përmbytur bodrume të objekteve. Ekipet, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se problemet nuk mund të zgjidhen menjëherë dhe se duhet që uji vet të tërhiqet.

Moti i lig i përcjellë me zbrazje elektrike, shira të rrëmbyeshëm dhe reshje të breshërit përfshiu pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të breshërit banorët e Berovës njoftojnë për dëmtime të makinave, kurse nga postimet nëpër rrjetet sociale shihet sasi e madhe e ujit nëpër rrugët e qytetit, percjell KlanM.

Moti i lig kaploi edhe Resnjën. Atje, sipas njoftimeve, qind për qind janë dëmtuar mollët, por edhe kultura tjera bujqësore.

Dëme të mëdha, janë shënuar edhe në Koçanë, Vinicë dhe Kriva Pallankë ku ka pasur reshje të breshërit dhe drunj të rrëzuar si pasojë e erës së fuqishme.

Ohri ishte rajoni i parë që u godit nga moti i lig. Ishin përmbytur rrugë, janë dëmtuar pullaze të shtëpive, kurse janë denoncuar edhe dëme tek automjetet dhe kulturat bujqësore.

Shtabi i Krizës i Komunës së Ohrit po bën vlerësimin e dëmeve.

Metereologët thonë se vende – vende mot jostabil do të ketë edhe gjatë së dielës. /KlanMacedonia/

You may also like