Motër e vëlla rrihen mes vete në Podujevë, arrestohet motra

by admin
Spread the love

Dy persona, motër e vëlla, janë rrahur mes vete të shtunën rreth orës 23 në Podujevë.

Sipas policisë, të dyve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq pas intervistimit, me vendim të prokurorit, vajza është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

You may also like