Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu për sot

by admin
Spread the love

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se më viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

You may also like