Mot i ftohtë, temperaturat deri në -11 gradë Celsius

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Kjo javë parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.

Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius/ Klankosova.tv

You may also like