Mostra e të dyshuarit kosovar për Linë e majmunëve del negative (VIDEO)

by admin
Spread the love

Mostra e pacientit kosovar që u dyshua për Linë e majmunëve ka rezultuar negative

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku thuhet se mostra e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

“Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë”.

“IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ministria e Shëndetësisë por edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë bërë thirrje që përkunder situatës së qetë epidemiologjike në vend, qytetarët të jenë të kujdessëhm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër virusit korona.

Dyshime për një të infektuar me Lijën e majmunëve në Kosovë (VIDEO)

You may also like