Mostra e pacientit të dyshuar për Linë e Majmunëve dërgohet për testim në Holandë

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mostra e pacientit të dyshuar për Linë e Majmunëve është dërguar për testim në Holandë.

Pacienti është hospitalizuar mbrëmë pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën dyshimin se mund të jetë infektuar me Linë e Majmunëve dhe momentalisht është në gjendje stabile, njofton Klankosova.tv.

“Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, bëhet e ditur se pacienti rreth 70 vjeçar nga komuna e Dragashit është i izoluar dhe i hospitalizuar në Infektivë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile” thuhet mes tjerash në njoftim.

You may also like