MOSKË – Ushtria ruse bombardon Kharkivin

by admin
Spread the love

MOSKË, 17 janar /ATSH-DPA/ – Të paktën 17 persona u plagosën gjatë sulmi me raketa ruse dje në mbrëmje në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.

“Dy gra janë plagosur rëndë. Dymbëdhjetë persona të tjerë u shtruan në spital”, njoftoi guvernatori ushtarak i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov në Telegram.

Sipas raportit, dy raketa anti-ajrore S-300 të konvertuara goditën qendrën e qytetit të metropolit.

“Raketat goditën një vend ku nuk ishte ndërtuar asnjë infrastrukturë ushtarake, por shumë ndërtesa banimi”, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Kharkivi bombardohet rregullisht me raketa nga ushtria ruse. Pavarësisht viktimave civile të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme, Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendon gjithmonë se sulmohen vetëm objektiva ushtarakë.

“Rusia ka zmbrapsur sërish sulmet me dronë ukrainas mbi rajonin kufitar në jugperëndim të vendit”, tha dje Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

“Gjithsej tetë raketa u zmbrapsën mbi rajonin e Voronezhit dhe katër në rajonin e Belgorodit”, njoftoi ministria në Telegram.

Odesa, qyteti me rëndësi strategjike në Detin e Zi, u godit gjithashtu nga dronët.

“Të paktën tre persona u plagosën”, sipas administratës ushtarake rajonale në Telegram.

“Rreth 130 civilë duhej të evakuoheshin nga banesat e dëmtuara”, tha administrata.

Nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur nëse të gjithë dronët u zmbrapsën nga ushtria ruse.

Ukraina është mbrojtur nga pushtimi ushtarak rus në shkallë të plotë për gati dy vjet.

Kievi ka nisur sulme të përsëritura në territorin rus, megjithatë dëmi është i vogël në krahasim me shkatërrimin dhe vdekjet e civilëve të shkaktuara nga bombardimet ruse në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like