MOSKË – Rusia dënon me 8 vjet gazetarin disident ndaj politikës së Krelinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Gazetari dhe ish-deputeti i njohur rus Aleksandër Nevzorov u dënua në mungesë nga një gjykatë në Moskë me tetë vjet burgim për shkak se ai u shpall fajtor për përhapjen e “informacionit të rremë” në lidhje me operacionin ushtarak rus në Ukrainë.

Në veçanti ai u akuzua për akuzëm se sipas tij  ‘’forcat ruse kishte kryer një bombardim të qëllimshëm në një spital për fëmijë në Mariupol’’.

Nezvorov, i cili ndërkohë është larguar nga Rusia dhe nuk ka marrë pjesë në seancat dëgjimore, u padit në mars të vitit të kaluar me akuzat se, ndër të tjera, kishte publikuar “foto të pasakta të civilëve të prekur nga bombardimet”.

Gazetari 64-vjeçar ka një kanal në YouTube të ndjekur nga gati dy milionë përdorues.

Pas fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë, autoritetet ruse kanë miratuar një ligj të ri i cili parashikon dënime të rënda për shpërndarjen e lajmeve të rreme ose shpifëse kundër forcave të armatosura nga Moska.

Disa aktivistë dhe gazetarë tashmë janë dënuar sipas legjislacionit.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakOECD: Zviceranët kanë jetëgjatësinë më të lartë në botë

You may also like