MOSKË – Rusia anulon marrëveshjen për transportin e grurit ukrainas pas sulmeve me dronë

by admin
Spread the love

MOSKË, 29 tetor /ATSH-DPA/-Rusia ka anuluar marrëveshjen për transportin e grurit ukrainas nga portet në Detin e Zi, duke përmendur “sulmet terroriste” në flotën e saj të Detit të Zi, në Sevastopol.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot vendimin, i cili vjen tre muaj pasi Rusia ra dakord për rifillimin e eksporteve të grurit përmes porteve të Ukrainës për të frenuar krizën globale të urisë.

Anulimi i marrëveshjes erdhi menjëherë pasi Ministria e Mbrojtjes akuzoi ushtrinë ukrainase për dëmtimin e një prej anijeve të saj luftarake, në një sulm me dronë në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKrifca: Industri e lehtë përpunuese për produktet e ekselencës dibrane
Artikulli tjetërBalluku: Investimet e sollën Dibrën më afër Tiranës

You may also like