MOSKË – Putin urdhëron vendet “jo miqësore” të bëjnë pagesat e gazit në rubla

by admin
Spread the love

MOSKË, 23 mars /ATSH-DPA/- Vendet “jo miqësore” duhet të bëjnë pagesa për gazin rus në rubla në të ardhmen, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, në një përpjekje për të forcuar monedhën kombëtare të goditur nga sanksionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Rusia do të vazhdojë të japë gaz siç është premtuar”, tha Putin në një videokonferencë, ndërsa shtoi se Rusia nuk do të pranojë më pagesa në dollarë apo euro.

Vendimi do të zbatohet për vendet “jo miqësore” të përfshira në listën e zezë, që do të thotë ato që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj më 24 shkurt si, Britania e Madhe, Kanadaja, Japonia, Zvicra, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e Bashkimit Evropian.

Putini theksoi se këto vende i kishin bërë monedhat e tyre të pavlefshme në Rusi duke ngrirë aktivitetet ruse jashtë vendit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like