MOSKE – Putin: Lufta jonë në Ukrainë është një çështje ”jetë a vdekje”

by admin
Spread the love



MOSKE, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Sipas presidentit rus Vladimir Putin, Rusia e konsideron situatën në Ukrainë “jetike”.

”Për Perëndimin është vetëm një çështje taktike. Ndërsa Perëndimi mbajti qëndrime taktike ndaj Ukrainës, për vendin tim është çështje jete dhe vdekjeje. Nëse Perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë, lufta do të kishte përfunduar një vit e gjysmë më parë”, shtoi ai.

Qëndrimet e Moskës dhe Kievit për një zgjidhje të mundshme paqësore janë të largëta. Ndërsa Kievi këmbëngul për kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, Rusia dëshiron të mbajë territoret e pushtuara që i ka integruar tashmë në territorin e saj kombëtar.

Rusia ka bërë një luftë të ashpër kundër Ukrainës për gati dy vjet. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – G7: Veprim urgjent për adresimin e krizës humanitare në Gaza


You may also like