MOSKE – Putin kritikon kufizimet e BE-së për eksportet ruse të plehrave

by admin
Spread the love

MOSKE/BRUKSEL – 16 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti Vladimir Putin sulmoi Bashkimin Evropian duke argumentuar se blloku pranon eksportet ruse të plehrave për vendet e tij anëtare, por mohon mohon ato në vendet në zhvillim.

Duke folur në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand në Uzbekistan, Putin u kërkoi përfaqësuesve të OKB-së të pranishëm që të ushtronin presion mbi BE-në për të hequr kufizimet e vendosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ishte e gatshme të dhuronte 300 000 ton pleh për vendet në zhvillim “falas”, tha Putin, duke shtuar se kjo sasi është grumbulluar në portet e BE-së.

Duke folur në një intervistë që lidhet me komentet e fundit të Putinit, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel akuzoi liderin rus për përhapjen e “lajmeve të rreme”.

“Rusia ka marrë vendimin për të ndaluar eksportin e produkteve bujqësore. Putini po përpiqej të transferonte fajin për problemet e sigurisë ushqimore në vendet afrikane mbi BE dhe G7. Ky lajm i rremë nuk është padyshim i saktë”, tha Michel, duke shtuar se ai është në kontakt me vendet afrikane.

Gjatë samitit, Putin akuzoi Perëndimin për gabime dhe tha se bota po kalon një transformim “të pakthyeshëm” drejt qendrave të reja të pushtetit duke iu referuar qartë bashkëpunimit të ngushtë midis Rusisë dhe Kinës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNisi sot në Shkodër programi “Good Startup School”

You may also like