MOSKË – Largohet nga detyra zëvendësministri rus i Mbrojtjes

by admin
Spread the love

MOSKË, 24 shtator /ATSH-DPA/- Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në një post tjetër, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Ai do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, i cili konsiderua si përgjegjës për sulmet e rënda në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, i pushtuar nga Rusia në fund të majit.

“Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit”, sipas burimeve ukrainase.

Mizintsev mbajti detyrën e kreut të qendrës kombëtare për menaxhimin e mbrojtjes. Tani e tutje ai do të jetë përgjegjës për logjistikën e forcave të armatosura.

Udhëheqja ushtarake ruse nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu është kritikuar së fundmi. Rreth dy javë më parë, ushtria e Moskës ishte tërhequr nga rajoni lindor i Ukrainës, Kharkiv, nën presionin e kundërofensiveve ukrainase.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like