MOSKË – Kremlini mohon raportimet për sulme ruse në Kramatorsk

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ Të paktën 52 persona janë vrarë dhe rreth 109 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, njoftuan dje zyrtarët ukrainas.

Sipas guvernatorit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko mijëra banorë po prisnin në stacionin e trenit të Kramatorskut për t’u evakuar, pas njoftimit të Moskës se do të përqendronte operacionet e saj të ardhshme ushtarake në Ukrainën lindore.

Pala ukrainase ka fajësuar trupat ruse duke akuzuar Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve. “Ata donin të merrnin peng sa më shumë banorë paqësorë, duke shkatërruar gjithçka në Ukrainë”, shkroi ai në Telegram.

Separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut thanë se sulmi ishte kryer nga ushtria ukrainase.

Kremlini ka mohuar gjithashtu pretendimet për sulme ruse në qytetin lindor të Ukrainës, pas raportimeve se gjatë sulmit ishte përdorur një raketë Tochka-U.

“Forcat tona të armatosura nuk përdorin këto lloj raketash”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, duke shtuar se asnjë mision nuk ishte zhvilluar apo planifikuar në Kramatorsk një ditë më parë.

“Mohimet zyrtare ruse nuk janë “bindëse”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

“Ne vlerësojmë se ky ishte një sulm rus dhe se ata përdorën një raketë balistike me rreze të shkurtër për ta kryer atë”, shtoi Kirby.  //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like