MOSKË – Kremlini akuzon Ukrainën për sulme me dron kundër Putinit

by admin
Spread the love

MOSKË, 3 maj /ATSH-ANSA/ –  Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet të vrasë presidentin Vladimir Putin, pas një sulmi me dron dhe ka kërcënuar se do të hakmerret.

Zyra presidenciale e Rusisë theksoi se ”dy dronë u rrëzuan ndërsa po fluturonin drejt Kremlinit”.

”Putini nuk u dëmtua. Ne i konsiderojmë këto veprime një akt të planifikuar terrorist dhe një tentativë për vrasjen e presidentit të Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

“Pala ruse rezervon të drejtën për të marrë kundërmasa ku dhe kur e sheh të arsyeshme, theksohet në deklaratën e Kremlinit.

Nuk ka asnjë reagim nga pala ukrainase deri më tani./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTuneli i Llogorasë, gati në qershor të 2024-ës
Artikulli tjetërKonsultime për minimizimin e “lirisë digjitale” ndaj pronësisë intelektuale

You may also like