MOSKË – “Gazprom” paralajmëron Moldavinë për ndërprerje të gazit

by admin
Spread the love

MOSKË, 4 tetor /ATSH-DPA/-Kompania shtetërore ruse e energjisë “Gazprom” paralajmëroi sot Moldavinë se furnizimet e saj me gaz do të ndërpriteshin për shkak të mospagimit të faturave.

“Gazprom rezervon të gjitha të drejtat, duke përfshirë të drejtën e ndalimit të plotë të furnizimeve, nëse detyrimet financiare të Republikës së Moldavisë nuk përmbushen deri më 20 tetor”, tha “Gazprom” në “Telegram”.

Kompania theksoi se mund të reduktonte furnizimet për ish-republikën sovjetike që shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë në çdo kohë, pasi borxhet e kaluara kishin mbetur ende të papaguara.

Në fillim të tetorit, “Gazprom” reduktoi furnizimet për Moldavinë në 5.7 milionë metra kub në ditë nga 8.06 milionë të porositura, duke përmendur problemet me transportimin e gazit përmes Ukrainës.

Sipas “Gazprom”, Moldavia, e cila u bë kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti, i detyrohet kompanisë 709 milionë dollarë, përfshirë edhe gjobat. Nga ana e saj, Moldavia i ka kundërshtuar këto vlera.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like