​”Mos u dorëzoni”/ Mesazhi i nënës nga Ukraina e strehuar në Kosovë

by admin
Spread the love

Olga Gorgolla së bashku me dy fëmijët është larguar nga vendlindja e saj prej tre muajsh.

Refugjatja ukrainase thotë se qyteti Kharkiv po përballet me luftë të tmerrshme dhe atje tashmë i kanë mbetur edhe anëtarë tjerë të familjes.

“Mos u dorëzoni”, është mesazhi i Gorgollës në një-vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron në Kosovë, bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.

“Unë jam nga qyteti i Kharkov, ju e dini nga historiku i luftës Kharkov, është nga territoret më të nxehta dhe më të rrezikshme që ka filluar më 24 shkurt”, tregon ajo.

Refugjatja ukrainase po qëndron në Kosovë bashkë me dy vajzat e saj, por një pjesë tjetër të familjes e ka në Ukrainë.

“Unë erdha në Kosovë vetëm me dy fëmijë dhe në Ukrainë e kam lënë familjen time, vëllain, nënën dhe babin…Të gjithë qytetarët e Ukrainës që janë shpërndarë nëpër krejt botën në këtë ditë bashkohen dhe tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen kundër luftës së ashpër nga Rusia. Dhe me këtë ngrohtësi desha të jap një mesazh të rëndësishëm që mos u dorëzoni”, ka shtuar ajo për KosovaPress.

Në një-vjetorin e fillimit të pushtimit rus, gazetarët ukrainas kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit me pankarta në duar, me mesazhe për ndërprerjen e luftës dhe falënderime për Kosovën.

Në përfundim të marshimit, pranë sheshit “Zahir Pajaziti”, gazetarët po ndezin qirinj dhe kanë kënduar himnin e Ukrainës.


Top Channel

You may also like