Mos më ndërhyj më, më lër të flas. Moderatorja nuk duron: Mirupafshim!

by admin
Spread the love

Loja në shtëpinë e Big Brother VIP duket se sa vjen e bëhet më e fortë. Kur kanë kaluar më shumë se 50 ditë nga nisja e këtij edicioni të dytë, banorët kanë ndryshuar marshin e lojës, duke u bërë më aktivë e duke përdorur strategji për të qenë sa më shumë në qendër të vëmendjes.

Luizi është pa dyshim një nga banorët më aktivë të këtij edicioni, i cili është shpesh kryefjalë e mediave, jo vetëm për raportin që ai tanimë ka ndërtuar me Kiara Titon, por edhe për debatet e shumta të krijuara brenda shtëpisë me banorë të ndryshëm.

Mirëpo, ndryshe nga çdo herë tjetër, ditën e sotme ai ka pasur një përplasje pikërisht me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito. Luizi i ka kërkuar Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.

“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi, një fjali që duket se nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila i ka thënë vetëm dy fjalë: “Okay, mirupafshim.”

You may also like