Mos e nënvlerëso meditimin, mund të jetë shpëtimtari yt kundër stresit

by admin
Spread the love

Në ditët e sotme, nevoja për të pakësuar stresin është më e madhe se kurdoherë, ndaj nëse jeni në kërkim të një zgjidhjeje, kërkoni prehje tek meditimi. Edhe pse nuk ka një mënyrë të drejtë ose të gabuar për të medituar, është e rëndësishme të gjeni një praktikë që plotëson nevojat dhe përshtatet me personalitetin tuaj.
Meditimi i vëmendjes
Në këtë rast, i kushtoni vëmendje mendimeve teksa kalojnë nëpër mendjen tuaj. Ju nuk i gjykoni por as nuk përfshiheni tek to. Thjesht vëzhgoni dhe mbani shënim çdo model.
Meditim shpirtëror
Është i ngjashëm me lutjen dhe me anë të tij kërkoni një lidhje më të thellë me Zotin ose Universin. Meditimi shpirtëror mund të praktikohet në shtëpi ose në një vend të shenjtë.
Meditim i përqendruar
Ky lloj meditimi përfshin përqendrimin duke përdorur një nga pesë shqisat. Mund të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj, ose mund të krijoni ndikime të jashtme për t’ju ndihmuar me vëmendjen tuaj. Kjo praktikë mund të jetë e thjeshtë në teori, por mund të jetë e vështirë për fillestarët ta mbajnë fokusin e tyre për më shumë se disa minuta.
Meditimi i lëvizjes
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë për yoga kur dëgjojnë meditim i lëvizjes, kjo praktikë mund të përfshijë ecjen nëpër pyje, kopshtarinë dhe forma të tjera të lehta të lëvizjes. Është një formë aktive e meditimit ku lëvizja ju udhëzon. Meditimi i lëvizjes është i mirë për njerëzit që gjejnë paqe në veprim.
Meditimi progresiv
I njohur gjithashtu si meditim i skanimit të trupit, është një praktikë që synon uljen e tensionit në trup dhe relaksimin. Kjo formë e meditimit shpesh përdoret për të lehtësuar stresin dhe për t’u çlodhur para gjumit.
Meditim me dashamirësi
Meditimi me dashamirësi përdoret për të forcuar ndjenjat e dhembshurisë, mirësisë dhe pranimit ndaj vetes dhe të tjerëve. Meqenëse ky lloj meditimi ka për qëllim të nxisë dhembshurinë dhe mirësinë, ai mund të jetë ideal për ata që mbajnë ndjenja zemërimi ose inati./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like