Mori ofendime raciste në rrjetet sociale, Balotelli publikon gjithçka

by admin
Spread the love

I freskët nga stërvitja në “Coverciano” me kombëtaren italiane, Mario Balotelli po përjeton një periudhë të qetë në fushë dhe duket i lumtur për të kapur mundësinë e re që i dha trajneri Roberto Mancini.

Nga 21 ndeshje të luajtura me Adana Demirsporin e tij në Turqi, SuperMario e ka gjetur rrugën e golit në 9 raste, duke shërbyer edhe me 5 asiste. Megjithatë, jashtë fushës, ish-sulmuesi i Interit është ende viktimë e fyerjeve vulgare raciste.

Duke përdorur rrjetet sociale, ai nuk ka frikë t’i raportojë ato. Balotelli dhe vëllai i tij Enock zakonisht bëjnë shaka me njëri-tjetrin përmes profileve të tyre përkatëse në Instagram.

Të dy luajtën dje kundër njëri-tjetrit, duke transmetuar sfidën në rrjetet sociale dhe duke ndarë disa ngacmime të këndshme me ndjekësit.

Në fund të lojës, megjithatë, Balo mori mesazhe raciste, të cilat i bëri të ditura menjëherë për ndjekësit virtualë. “Je një lojtar mu*i”, – lexojmë në “screenshot”-in e publikuar nga sulmuesi axurr.

“Faleminderit, – është përgjigjur SuperMario, duke publikuar emrin dhe mbiemrin e përdoruesit në fjalë, që e ofendoi. – Natën e mirë të gjithëve”.

You may also like