Monza humbet një drejtues, jep dorëheqjen drejtori sportiv i klubit

by admin
Spread the love

Klubi i Monzas njofton se “Filippo Antonelli ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Drejtor Sportiv, pas një bisede miqësore me administratorin e deleguar Adriano Galliani. Klubi ka pranuar dorëheqjen e Antonellit”.

Pas eksperiencës si futbollist te Monza nga viti 1996 deri në vitin 1998, Antonelli u kthye në klub si drejtues në verën e vitit 2015, duke kontribuar në rrugëtimin e suksesshëm të klubit nga Serie D në Serie A.

Drejtori i ri sportiv i Monzas do të jetë Michele Franco, që aktualisht mban pozicionin e menaxherit të klubit. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like