Monza po tregon se është një nga skuadrat protagoniste në këto ditë të para të merkatos. Klubi që sapo është ngjitur për herë të parë në histori në Serie A është shumë pranë mbylljes me sukses të blerjes së radhës.
Mbrojtësi i Cagliarit, Andrea Carboni është vetëm një hap larg transferimit tek Monza. Është arritur marrëveshja mes klubeve: Cagliari do të përfitojë 4.5 milionë, shifër që mund të shtohet përmes bonuse të ndryshme.
Skuadra e Berlusconit, që ka blerë Andrea Ranocchia dhe portierin Alessio Cragno (mungon akoma zyrtarizimi), synon që të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në debutimin në Serie A. / Oversport.tv
Foto: AC Monza Twitter