Monika Kryemadhi: Basha më ka telefonuar, por kam refuzuar të flas me të, do krijojmë opozitë të fortë, Berisha është lider dhe këtë e tregoi

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet PD sot, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ku Kryemadhi ka treguar në “Kjo Javë”, se Basha e ka telefonuar disa herë pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, por ka refuzuar të flasë me të dhe e ka drejtuar te Petrit Vasili.

Sa i përket të ardhmes, Kryemadhi tha se së me reformimin e PD-së dhe LSI-së, do të krijohet një opozitë e fortë, e mbështetur edhe nga grupe të tjerë interesi.

Përsa i përket vendimit të Gjykatës që njohu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së, kryetarja e LSI-së u shpreh se, Sali Berisha tregoi që është lider dhe këtë e pranon edhe Edi Rama.

“Që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, mund të them që interesimi i imi apo edhe LSI-së, ka qenë indiferent se çfarë ndodh brenda PD-së, për shkak të situatës që lideri i asaj kohe, tradhtoi kauzën e opozitarizmit. Me thashethemet se shkaktarët e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit ishte LSI dhe Berisha, flilluam të mendonim se zoti Basha bashkëpunonte me zotin Rama. Me përjashtimin e Sali Berishës, tregoi që është peng i Ramës. Koha është një nga elementet kryesore që do të zbardhë se çfarë ndodhi në 25 Prill.

Të gjithë liderët e frontit opozitar duhet të largoheshin për të ristartuar të gjithë opozitarizmin, qoftë edhe me një strategji të re. PD në fund të prillit do të ketë Kuvendin, ndërkohë që edhe LSI është në një ristrukturim të saj. Edhe shumë lëvizje që kanë të bëjnë me qëndresën qytetare, studentët dhe shumë grupe të tjera interesi, do të unifikojnë një opozitarizëm të qëndrueshëm dhe të pakapur”, tha Kryemadhi.

Pyetje: Si e komentoni dorëheqjen e Bashës, argumentet që ai dha?

Kryemadhi:Që të jem e sinqertë nuk e kam ndjekur fjalimin e tij, ishte një veprim i vonuar i tij, unë nuk jam askush për të komentuar ngjarjet në PD, por tradhtia e Bashës dëmtoi LSI në maksimum, me 4 mandate që do ta paguajë Kryemadhi. Një perceptim që në fakt është perceptimi im, që ai ka qenë sipërfaqësor në lidhje me vendin, por asnjëherë sipërfaqësor me interesat e tij. Komunikim me Bashën nuk kam patur. Më ka marrë disa herë në telefon, por i kam thënë ‘komuniko me zotin Vasili. Edhe një ngushëllim kur i vdiq babai”.

Pyetje: Po zoti Berisha?

Kryemadhi: “Sali Berisha është lider, edhe Rama vetë e sheh si lider. Berisha duam apo s’duam tregoi që është lider, jo vetëm themeluesi por edhe shpirti i PD-së“.

You may also like