Monika i vë flakën rrjetit me rrobabanjo, por dikush nuk e priti mirë ‘zhveshjen’ e saj

by admin
Spread the love

Aktorja Monika Lubonja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe tejet aktive në rrjetet sociale, ku nuk po i kursen fotot nga përditshmëria.

Së fundmi ajo ka nisur plazhin në jug të Shqipërisë, ku nga atje ka publikuar një foto në Instagram me rrobabanjo, shkruan Kosovarja.

Aktorja shfaqet në formë rinore duke “rrëmbyer” kështu komplimente jo të pakta të ndjekësve.

Por, pati edhe nga ato që nuk e pritën mirë këtë postim. Madje njëra e quajti ‘plakë’’, mirëpo ky koment nuk u anashkalua nga aktorja Lubonja.

Ajo i ktheu këtë përgjigje ndjekëses. “Mua nuk më ofendon kjo gjë se edhe plakjen e pres bukur.. Por ju si do jeni kur të plakni?”, shkroi ajo.

 

Kujtojmë se para disa ditësh Monika festoi 54 vjetorin me një super festë të çmendur, ku u shfaq në super formë dhe shumë energjike.


You may also like