Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

by admin
Spread the love

Marrëdhënia e prezantuesit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj këtë kohë ka qenë ndër më të përfolurat në mediet shqiptare.

Dyshja, të cilët kanë filluar një njohje brenda shtëpisë, po vazhdojnë të kritikohen edhe jashtë programit.

Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit.

Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron ta shijojë këtë eksperiencë.

“Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat shumë bukur”.

“Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e artistes nga Kosova.

Donaldi nga ana tjetër ka qenë i përfshirë në një raport me prezantuesen Bora Zemani, për të cilin u bë një reagim edhe nga ylli i “Përputhen”.

Pas kritikave në internet, ajo tha se secili ka jetën e vet dhe se është i lirë të bëjë çfarë të dojë.


You may also like