Molliqaj: Zhvatje milionëshe publikes për interes të kapitalit privat

by admin
Spread the love

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur
konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë,
raporton Ekonomia Online.

Molliqaj ka thënë se kohëve të fundit ka pasur
një “koalicion” ndërmjet Qeverisë me KEDS dhe KEK-un.

“Jemi dëshmitar që me thellimin e krizës energjetike
në Kosovë kemi parë edhe thellimin e aleancës tashmë publike në mes të
pushtetit dhe kompanive private KESCO dhe KEDS për të ruajtur profitin e këtyre
dy të fundit. Kjo gjë duhet të na alarmoj sepse po na dëmton. Këto skandale nuk
mund të kalojnë në heshtje. Prandaj, pakënaqësinë tonë na duhet ta shprehim në
mënyrën e vetme që na ka mbetur; protestë. Me 29 janar”, ka thënë për fund ai.

“Tashmë e kemi kuptuar që nga gjysma e
shtatorit të vitit 2021, KEDS nuk e ka paguar rrymën e prodhuar nga kompania
publike KEK. Poashtu kuptuam që as rrymën e janarit, në vlerën e 10 milionë
euro, që ka prodhuar KEK nuk është paguar nga KEDS. Pra, rryma e prodhuar në
vlerë prej 61 milionë euro nga KEK nuk është paguar as edhe një cent nga KEDS;
ndërkohë KEDS këtë rrymë na ka shitur neve. Pra, fitim i KEDS-it mbi kurrizin e
kompanisë publike KEK. Në të njëjtën kohë kuptuam që KESCO, e cila është
kompani esencialisht përbrenda KEDS-it, i ka borxh kompanisë publike të
transmisionit KOSTT në shumë prej 30 milionë eurosh. Në total, kompania private
KEDS është mbi 90 milionë euro në borxh me kompanitë publike”, ka thënë
Molliqaj.

“Nëse mbledhim së bashku 44.5 milionë eurot të
subvencionuara nga qeveria e Kosovës, me 75 milionë euro të tjera për të cilat
është zotuar qeveria e Kosovës me aprovimin e raportit të ZRrE-së me dallimin
në çmim që do ta paguajmë ne si qytetarë dhe borxhin që kompania ia ka
kompanive publike KEK dhe KOSTT atëherë mund të themi që KESCO dhe KEDS i kanë
kushtuar Kosovës, në mënyrë direkte dhe indirekte, mbi 200 milionë euro të
cilat kanë shkuar për t’i mbuluar humbjet e tyre. Asnjë penalizim nga
institucionet për KESCO-n dhe KEDS-in e cila në mënyrë flagrante ka shkelur
kontratën e saj të distribuimit të energjisë duke shkyçur rrymën me reduktime e
pa paralajmërime, e shumë shpesh edhe më gjatë sesa që deklaronte. Ato në vend
që të dënohen po shpërblehen; shumica po bart barrën e krizës mbi kurrizin e
saj për hir të profitit të një pakice, e që janë dy kompani private”, ka thënë ai.

You may also like