Mohoi akuzat keqpërdorim, deputetja e PDK-së i reagon sërish Gërvallës

by admin
Spread the love

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvalla Schwarz, pasi kjo e fundit tha se nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent se lërë më 1.1 milion euro.

“Të
lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana Juaj, na trego a është
nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu argumento që marrëveshja që ti
ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional
dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet
Ndërkombëtare!”, ka shkruar Shoshi-Musli, duke e postuar dokumentin me të cilin
gjatë ditës PDK akuzoi ministren Gërvalla e ministrin Fikrim Damka për
keqpërdorim të 1.1 milion euro.

Pas konferencës së PDK-së ka reaguar ministrja e jashtme duke thënë se jo 1.1 milion euro por nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent.

You may also like