Modelja 21 vjeçare qëllohet për vdekje nga vrasës në motoçikleta në Bogota (fotot)

by admin
Spread the love

21 vjecarja Abigail Guerra, modele e njohur e rrjeteve sociale është qëlluar për vdekje nga vrasës në motoçikleta në një sulm ‘horror’ ditën me diell në Kolumbi.

Si 21 vjeçarja dhe shoqëruesi i saj në makinë Andres Prieto, 31 vjeç, u vranë nga plumbat në kryeqytetin kolumbian kur vrasësit ndaluan dhe hapën zjarr pa paralajmërim ndaj makinës së tyre.

Koloneli policisë Ronald Marino tha për mediat lokale: “Kemi një incident të rëndë për të raportuar ku përfshihen vrasës me pagesë. Dy njerëz janë të përfshirë në krim dhe incidenti po hetohet nga njësitë e specializuara”.

Prieto ishte një ish-i dënuar që disa ditë më parë ishte liruar nga burgu pas një dënimi pesë vjet për trafik drogash e vjedhje, dhe besohet se ai mund të ketë qenë objektivi atentatit

Abigail ishte modele e njohur erotike në rrjet.

Çifti po udhëtonin në një mjet të gjelbër tip Hyundai Accent kur u qëlluan në lëvizje nga dy individët në motoçikletë, duke bërë që makina e tyre të përplasej me një taksi.

Një roje sigurie që dëshmoi skenën e ngjarjes tha për mediat: “Makina erdhi me shpejtësi dhe burri që ishte nga prapa e qëlloi tre herë, duke bërë që ajo të përplasej me një taksi”.

Roja shtonte se më pas kishte nxjerrë nga makina dy të plagosurit, vajzën dhe shoferin, që ishin pa ndjenja.

Autoritetet ende nuk kanë bërë asnjë arrestim por thanë se ngjarja mund të ketë lidhje me larjen e hesapeve mes trafikantëve të drogave në Bogota./TheSun/