Model i ri tarifor për energji elektrike nga 1 korriku, ata që shpenzojnë më shumë do paguajnë më tepër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

Ai tha se Qeveria është në përgatitje të zgjidhjes ligjore. Sipas tij, është e palogjikshme që 20 shfrytëzues të energjisë elektrike dhe 20 amvisëri në mënyrë joadekuate të harxhojnë 10% të shpenzimeve ditore të energjisë elektrike dhe për këtë do të vendosen bllok tarifa nga 1 korriku

Bekteshi theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, respektivisht shfrytëzuesit do të kenë çmime të ndryshme, në bazë të asaj se sa rrymë elektrike harxhojnë.

“Ata familje të pasura, amvisëri të pasura që do të harxhojnë më shumë energji elektrike, do të paguajnë më tepër. Kategoritë në rrezik social të qytetarëve do të paguajnë edhe më pak nga çmimet aktuale të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Bekteshi.


You may also like