Mkhytarian i thur elozhe Asllanit: Ka potencial të madh, dëshiron vetëm të përmirësohet

by admin
Spread the love

Mesfushori i Interit Henrikh Mkhytarian foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Viktoria Plzen ku tregoi përshtypjet e tij mbi ndeshjen që mund t’i japë kualifikimin zikaltërve. Armeni megjithatë u pyet nga gazetarët edhe për talentin kuqezi Kristjan Asllani, me të cilin është zëvendësuar shumë shpesh në ndeshjet e fundit.

Mkhytarian nuk i kurseu elozhet për 20-vjeçarin nga Elbasani të cilin e konsideroi si një lojtar me potencial të madh dhe me shumë dëshirë për t’u përmirësuar.

“Asllani ka potencial shumë të madh për t’u rritur. Për mendimin tim ai është një lojtar që ka shumë dëshirë për t’u përmirësuar dhe për të studiuar. Gjithashtu edhe ne përpiqemi t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë atë. E dimë se kemi nevojë për të gjithë lojtarët për të fituar, si ata që luajnë më shumë, por edhe ata që luajnë më pak”.

You may also like