Mkhitaryan shumë pranë Interit, i ka komunikuar Romës se nuk do të rinovojë

by admin
Spread the love

Në Itali janë të sigurt, Henrikh Mkhitaryan mund të konsiderohet një lojtar i Interit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori armen ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Romën dhe do të vazhdojë aventurën e tij në anën zikaltër të Milanos.

Këtë gjë Henrikh Mkhitaryan ia ka komunikuar edhe drejtuesve të Romës që i kishin ofruar një kontratë dy-vjeçare me rreth 3.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, Mkhitaryan dëshiron të ndryshojë ambient dhe Beppe Marotta prej kohësh ka gjetur akordin me lojtarin.

Kështu, pas 3 sezonesh në kryeqytetin e Italisë, Mkhitaryan e mbyll aventurën e tij me 116 ndeshje të luajtura ku ka realizuar edhe 29 gola. Ai fitoi gjithashtu edhe Conference League në Tiranë më 25 maj, ndërsa nga sezoni tjetër pritet të veshë fanellën zikaltër. /oversport.tv

You may also like